LAJMI I FUNDIT:

7 gushti tragjik, të njëjtën datë Pjetër Ndrecaj vrau gruan dhe vajzën

7 gushti tragjik, të njëjtën datë Pjetër Ndrecaj vrau gruan dhe vajzën

7 gushti ishte ditë tronditëse për Kosovën edhe në vitin 2018. Në mëngjesin e kësaj date, Kosova u zgjua me lajmin se  Pjetër Nrecaj nga Gjakova kishte vrarë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Pas një viti, të njëjtën datë Kosova pësoi një tronditje të njëjtë. Në mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, Bajram Velijaj kishte vrarë me 15 plumba bashkëshorten e tij, Armenda Velijaj.


Bajram Velijaj, 61-vjeç, shtiu 15 plumba në drejtim të bashkëshortes së tij, Armenda Velijaj, 20 vjet më e re sesa dorasi. Menjëherë pas aktit të rëndë, i dyshuari e kishte njoftuar Policinë e Kosovës, duke i thënë “e kam vrarë gruan”.

Policia në vendin e ngjarjes ka shkuar pak pas orës 23:00 të mbrëmjes. Aty është gjetur viktima A.V., e cila është gruaja e të dyshuarit për vrasjen. Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar 15 gëzhoja të plumbave me të cilat dyshohet të jetë kryer ngjarja e rëndë, shkruan Insajderi.

Të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Zvicra për pushime, derisa, mësohet se e ndjera ishte nëna e këshilltares së kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij.

“Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vrasjes”, ka thënë Gashi.

Ndërsa më 7 gusht të vitit 2018, në Gjakovë, Pjetër Nrecaj, me një kallashnikov, la të vdekur gruan e tij, Valbona Marku, e vajzën 9-vjeçare.

Arsyet se pse ndodhi ky krim i rëndë dolën të jetë tejet banale, gruaja dhe burrin ishin të ndarë, e krejt konflikti u tha se kishte filluar për 5 euro. Më vonë, situata u përkeqësua edhe më tutje mes çiftit, derisa gruaja shkoi të jetojë te vëllezërit e saj. Për këtë arsye Nrecaj mori armën dhe kreu një vrasje të dyfishtë.

I njëjti u dënua fillimisht me 24 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Gjakovë, derisa, Gjykata e Apelit më 1 mars të këtij viti vendosi ta dënojë atë me burgim të përjetshëm.

Fatkeqësisht kjo nuk është vrasja e parë që ka ndodhur këtë vit, e ku burri i jep fund jetës së gruas.

2019-ta ka shënuar edhe vrasjen e parë, kjo në Gjilan, kur burri do të vriste, pak pas orës 00:00, gruan e tij me armë zjarri. Policia pati bërë të ditur se rasti kishte ndodhur derisa në këtë familje po festohej me armë zjarri.

Pak muaj më vonë, saktësisht më 22 prill të këtij viti, ndodhi një vrasje e dyfishtë.

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Hasan Krasniqi, do të kryente një vrasje të tmerrshme duke lënë të vdekur në banesën e tij gruan Hysnije Krasniqi dhe gruan e djalit, Remzie Kamberin.

Dorasi pasi la dy viktima, do t’i jepte fund edhe jetës së tij.

Vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë janë vrarë gjashtë gra brenda familjes, ndërsa janë raportuar mbi 1 mijë raste dhune të shumëfishtë ndaj tyre.

Në vitin 2017, viktima të gjinisë femërore kanë qenë gjithsej 4. Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave në vend thonë se dënimet ndaj atyre që kryejnë vrasje janë shumë të ulëta.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori