LAJMI I FUNDIT:

6 tetori i vitit 1968 – 55 vjet nga përdorimi i lirshëm i Flamurit Kombëtar, çfarë thoshte Remzi Baloku, në cilin qytet valoi shqipja me dy krena

6 tetori i vitit 1968 – 55 vjet nga përdorimi i lirshëm i Flamurit Kombëtar, çfarë thoshte Remzi Baloku, në cilin qytet valoi shqipja me dy krena

Shënohen sot 55 vjet nga lejimi i përdorimit të lirshëm të Flamurit Kombëtar, atëbotë, në Kosovën brenda kufijve të Jugosllavisë së kohës.

Breza e breza ndër vite e dekada do të sakrifikoheshin, persekutoheshin, burgoseshin e vriteshin në përpjekje për flamur e liri.


Remzi Baloku, i dënuar me 10 vite burg për flamur kombëtar, duke folur në një intervistë të kohës, (pak para se të ndahej nga jeta) ka rrëfyer se nisma për përdorim të flamurit kombëtar kishte filluar shumë më herët se viti 1968.

Sipas Balokut, flamuri i parë kombëtar fillimisht ishte ngritur në Pejë në vitet 1946-47, për të vazhduar më pas në Prizren dhe Prishtinë.

Në 6 tetorin e vitit 1968 kur zyrtarisht do të lejohej përdorimi i lirshëm i flamurit, Remzi Baloku do gjendej në Burgun e Pozharevcit bashkë me politikanin e njohur slloven Jozhe Puçnik.

‘E prita mirë lajmin në burg. Nuk u kënaqa me këtë sepse ne ideal e kishim bashkimin e trojeve shqiptare, por u vërejt se diçka po lëvizë. Në vitin 71, kur u lirova, ishte ora 01 pasmesnate kur unë kam arritur në Pejë. Tek ura e zallit kishin dalur qindra njerëz për të më pritur, aty e pashë se vetëdija e popullit nuk kishte të ndalur dhe gjërat po ndryshonin. Diçka u nis”, do thoshte Baloku.

Sipas Balokut, flamuri shtetëror i Kosovës duhet respektuar deri sa ti vije koha që të paloset në muze dhe Kosova të bashkohet me Shqipëri bashkë me trojet tjera.

‘Ky flamur i shtetit duhet të respektohet. Një ditë do të shkojë në muze dhe ne do ta kemi një flamur, këtë që e kemi kombëtar. Trojet tona do të bashkohen. Brezat duhet të punojnë për këtë”, do shtonte tutje Remzi Baloku.

Baloku gjatë intervistës (viti 2020) kishte edhe porosi për klasën politike të Kosovës duke thënë se duhet bashkuar përballë Serbisë, pozitë e opozitë dhe të mos negociojnë asnjë çështje kompromisi, përveç se të kërkojnë dëmshpërblim dhe borxhe që Serbia i ka ndaj Kosovës dhe popullit të saj.

“Opozita të bashkohet me pozitën. Të jemi një përballë Serbisë se Serbia edhe sot po punon”, thoshte Baloku.

Ndërkohë, pos kësaj interviste me shkrim, që Baloku e kishte dhënë së fundmi për ‘RADIO 1’, i njejti në vitin 2014, nën kujdesin e gazetarin Fitim Behluli. tani kryeredaktor i ‘RADIO 1’, kishte realizuar edhe një intervistë – kronikë kohe (të cilën e gjeni më poshtë) duke folur ku kishte shpalosur përpjekjet e brezit të tij për Flamur e Liri.

Remzi Baloku kishte ndërruar jetë më 11 Prill 2021, në moshën 88 vjeçare. Ishte themelues në vitin 1959 i ilegales me emërtimin “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, e cila veproi deri në vitin 1964, respektivisht deri në zbulimin e saj nga UDB-ja jugosllave, për çfarë, tashmë i ndjeri Remzi Baloku, ishte dënuar me 10 vite burg të rëndë, së bashku me bashkëveprimtarët e tij.

Remzi Baloku, deri në çastet e fundit të jetës, ishte Kryetar i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, dega në Pejë. /Radio 1 & Njeshi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori