LAJMI I FUNDIT:

4 ditë me muzikë, aktivitete e argëtim në South Outdoor Festival – mos mungoni!

4 ditë me muzikë, aktivitete e argëtim në South Outdoor Festival – mos mungoni!

Në mesin e festivaleve të panumërta që mbahen në Kosovë e Shqipëri, South Outdoor Festival veçohet për nga karakteri që kombinon çdo bukuri e aktivitet të mrekullueshëm në jugun e pakrahasueshëm të Shqipërisë!

South Outdoor Festival mbahet nga datat 3 deri 6 shtator në Borsh dhe është kombinim i çdo gjëje që mund të shijohet në ambient të hapur, duke filluar nga vozitjet me xhipa, çiklizmi malor, eksplorimet ujore, kampingu, zhytjet në ujë, windsurfing, hikingu e deri tek netët e festivalit që mbahen nën tingujt e artistëve më të pëlqyer shqiptarë e ndërkombëtarë.


Gjatë këtij festivali, ju keni shansin të eksploroni fshatrat unikë bregdetarë të Shqipërisë, nga perspektiva e pasur arkitekturiale, trashëgimia kulturore e deri tek atraksionet tjera.

Një seri aktivitetesh ju mundësojnë ta shijoni lidhjen e fortë mes detit dhe maleve, e njëkohësisht t’i eksploroni bukuritë e misteret e fshatrave si Borshi, Piluri, Kuci, Corraj, Kudhesi, etj.

Aktivitetet e plazhit si zhytja, kajaku e volejbolli në rërë, ju mund t’i shijoni pranë ujit të kristaltë të Jalës e Gjipesë.

Çfarë muzikë ofrojnë netët e festivalit në South Outdoor Festival?

Gjatë 3 netëve të festivalit, ju do të mund t’i shijoni netët e muzikës nën qiellin e hapur me miliona yje teksa artistët më të shquar vendorë e ndërkombëtarë jua bëjnë të paharrueshme çdo natë.

Mahmut Orhan, Jericho, West Side Family, Nana, Eugent Bushpepa e Offchestra janë vetëm disa prej artistëve e grupeve që do të performojnë përgjatë datave 3, 4 dhe 5 shtator!

Fito biletë falas nga Telegrafi Events!

Për lexuesit tanë, Telegrafi Events është duke zhvilluar edhe lojën shpërblyese për bileta të festivalit, ku 10 fitues fatlumë do t’i fitojnë nga 2 bileta “Festival Weekend Ticket”, të cilat përfshijnë:

– Qasje në zonën e festivalit përgjatë 3 netëve
– Qasje në dhjetëra lojëra argëtuese
– Qasje në Open Air Cinema, etj.

Për t’u bërë pjesë e lojës shpërblyese, KLIKO KËTU.

Për më shumë informacione rreth festivalit South Outdoor Festival, kontaktoni në:

Facebook: South Outdoor Festival
Instagram: Southoutdoorfest
Nr. Tel: +355 69 961 0355
Web: southoutdoor.al

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori