LAJMI I FUNDIT:

2po2 nis xhirimet e bashkëpunimit të ri

2po2 nis xhirimet e bashkëpunimit të ri

Një prej reperëve më të vjetër të skenës shqiptare Besnik Canolli ka nisur realizimin e videoklipit më të ri.

Burime të RTV Dukagjinit bëjnë me dije se 2Po2 në bashkëpunim me Flur do të sjellin projektin e tyre shumë shpejt.


Videoklipi i kësaj kënge, për të cilën nuk janë dhënë shumë detaje,është duke u punuar nga produksioni PinkMoon.

Ndryshe, pos kësaj kënge, 2Po2 është duke punuar në albumin e tij më të ri, një pjesë të madhe të së cilit reperi ka zgjedhur ta punoj me Mixey./Telegrafi/