LAJMI I FUNDIT:

Mbi 23 vjet burgim për 13 ish-policët e veriut të akuzuar për korrupsion, gjashtë të tjerë lirohen nga akuza

Mbi 23 vjet burgim për 13 ish-policët e veriut të akuzuar për korrupsion, gjashtë të tjerë lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar 13 nga 19 policët e akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në bashkëkryerje për kontrabandimin e mallrave nga territori i Serbisë për në Kosovë.

Gjykata i ka dënuar me 23 vjet e nëntë muaj burgim 13 policët e veriut, ndërsa gjashtë prej tyre në mungesë të provave janë liruar nga akuza për korrupsion.


I akuzuari Z.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

E akuzuara B.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite e tre muaj, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit M.M dhe J.D janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e 10 muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit A.M, A.H, R.M, dhe R.K janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dy vite për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit Z.B dhe A.P janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të akuzuarit V.T dhe B.L janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për secilin, pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj pasi në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Të akuzuarve ju llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, po ashtu të akuzuarve iu shqiptohet edhe Dënim Plotësues iu ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, secilit veç e veç në kohëzgjatje prej dy viteve, pas mbajtjes së dënimeve me burgim të shqiptuar sipas këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, janë liruar nga akuza të akuzuarit O.K, D.S, D.K, Z.R, B.T, LJ.V, për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve dhe provave materiale të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi”.

Për të akuzuarit Z.S, B.N, M.M, A.M dhe A.H, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën II të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit  është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Për të akuzuarit O.K, R.M, D.S, D.K, J.D, Z.B dhe A.P , gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se  prokurori i shtetit  është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Për të akuzuarit Z.R, R.K, V.T, B.T, LJ.V, B.M dhe B.L, gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën IV të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit  është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor, për veprën penale se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kishin kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Në kuptim të nenit 362 paragrafi 1, pika 1.1 të të Kodit të Procedurës Penale për të akuzuarit N.G gjykata ka refuzuar akuzën, për pikën VII dhe VIII të akuzës, për shkak se prokurori i shtetit  është tërhequr nga akuza në shqyrtim gjyqësor për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në vazhdimësi dhe veprën penale në Marrja e ryshfetit në vazhdimësi. Ndaj të akuzuarit N.G hiqet masa e dorëzanisë sipas aktvendimit PS.nr.23/2020 dhe të nijetit i kthehet shuma prej 15.000 €uro e deponuar si dorëzani në arkën e kësaj gjykate si dhe po ashtu i kthehet dhe paluajtshmëria e përcaktuar e marr si hipotekë”, bëhet e ditur tutje.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori