LAJMI I FUNDIT:

15 milionë euro për Telekomin – nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë për kredinë investive  

15 milionë euro për Telekomin – nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe kompanisë për kredinë investive  

Për të përkrahur ristrukturimin e brendshëm të Telekomit të Kosovës, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefja e Telekomit, Burbuqe Hana kanë nënshkruar sot marrëveshjen për pjesën e dytë të kredisë investive me vlerë 15 milionë euro.

Kështu bëhet  e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Financave.


“Kjo marrëveshje synon të vazhdojë investimet në teknologjinë e pajisjeve dhe sistemeve telekomunikuese të Telekomit të Kosovës duke mundësuar kështu ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe cilësore për institucionet dhe qytetarët tanë. Përveç kësaj, marrëveshja gjithashtu ka për qëllim të garantojë qëndrueshmërinë financiare të kësaj ndërmarrjeje me interes publik që operon në sektorin e komunikimit si një nga sektorët kyç ekonomikë”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se Marrëveshja e nënshkruar sot është vetëm një nga veprimet e ndërmarra nga MFPT për të përkrahur financiarisht Telekomin e Kosovës.

“Kujtojmë se në qershor të vitit të kaluar MFPT ofroi mbështetje financiare me vlerë 7.7 milionë euro për uljen e shpenzimeve operative të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa në dhjetor të po të njëjtit vit, MFPT aprovoi transhin e parë të kredisë investive me vlerë 5 milionë euro. Pra, në një periudhë dy vjeçare, mbështetja financiare ofruar Telekomit të Kosovës tashmë ka tejkaluar vlerën prej 27 milionë euro.

Ky investim në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve nga Telekomi i Kosovës rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kthimin e ndërmarrjeve publike në një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik në vend”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori