Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se Manchester United pothuajse e ka përfunduar nënshkrimin e mesfushorit Ederson nga Atalanta.

Mesfushori vjen në Old Trafford ndërsa United kërkon të forcojë mesfushën pas largimit të Casemiros këtë verë.


"Manchester United dhe Atalanta kanë përfunduar të gjitha dokumentet për marrëveshjen prej 45 milionë eurosh për Ederson", shkruan fillimisht Romano.


"Gjithçka është bërë dhe lojtari është gati të nënshkruajë më vonë këtë verë, por të gjithë kanë rënë dakord me Ederson që nga maji”.

“Nënshkrimi i parë: 100% i konfirmuar”, përfundoi eksperti i transferimeve.

United pritet të bëjë më shumë nënshkrime në mesfushë, pasi Ederson shihet si një alternativë ndaj Manuel Ugarte. /Telegrafi/

telegrafi sport app