Zyrtarisht ndryshohet emri i Aeroportit të Shkupit dhe i autostradës Tabanoc-Bogorodicë


Edhe zyrtarisht, Aeroporti "Leka i Madh" tashmë do të njihet si "Aeroporti Shkupi", ndërsa autostrada Tabanoc-Bogorodicë do të njihet si "Autostrada Miqësia".
Kjo vjen pas publikimit të vendimit qeveritar në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë.
Ky hap i ndryshimeve të emrave erdhi si rezultat i përafrimit të mundësisë së zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë, nga bisedimet me Greqinë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































