LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i ushtrisë amerikane thotë se lëshimi i qindra raketave këtë javë nga Rusia ishte bërë kryesisht ndaj caqeve civile

Zyrtari i ushtrisë amerikane thotë se lëshimi i qindra raketave këtë javë nga Rusia ishte bërë kryesisht ndaj caqeve civile

Forcat ruse kanë lëshuar qindra raketa në sulmet e tyre në Ukrainë gjatë kësaj jave, ndërsa shumica tyre ishin lëshuar në drejtim të caqeve civile, deklaroi gjatë ditës së premte një zyrtar i ushtrisë amerikane.

“Që nga sulmi në urën e ngushticës Kerch në javën e kaluar, ne kemi parë rusët duke vazhduar hakmarrjen e tyre. Përdorimi i municioneve të drejtuara me saktësi në një mënyrë shumë të pasaktë ka vazhduar edhe gjatë kësaj jave”, deklaroi tutje zyrtari, raporton CNN.


“Mendoj se mund të thuhet se në termat e numrave të raketave të lëshuara nga rusët kap shifrën e qindra të tillave që ata kanë lëshuar në caqet ukrainase”, vazhdoi tutje ai, përcjell Telegrafi.

Zyrtari bëri të ditur se rusët kryesisht si cak të tyre i kanë civilët, sidomos kur përfshihet infrastruktura civile, duke përfshirë këtu “energjinë elektrike ose urat”.

“Raketat u përdorën ndaj caqeve civile me ose pa dallim në mënyrë të qëllimshme pasi kanë të bëjnë me objektivat infrastrukturore si energjia elektrike ose urat” tha tutje zyrtari.

Rasti i fundit ishte një sulm ndaj infrastrukturave të energjisë elektrike në rajonin e Kievit. Një sulm rus me raketa në mëngjesin e së shtunës dëmtoi rëndë një ndërtesë, tha kompania kombëtare e energjisë ukrainase Ukrenergo në një deklaratë, duke paralajmëruar gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike.

Qyteti jugor i Zaporizhzhia gjithashtu u godit të shtunën nga një sulm i dukshëm rus me raketa dhe sulme me dronë, kjo sipas Oleksandr Starukh, kreu i administratës rajonale të ushtrisë.

Qyteti u godit nga “10 ose më shumë” raketa C300 gjatë paradites së të shtunës, pas katër sulmeve me dronë kamikaz që u bënë gjatë natës. /Telegrafi/