LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i BIK-ut: Në Kosovë po bëhet “luftë” mes Turqisë dhe Iranit për kontrollimin e bektashinjve

Zyrtari i BIK-ut: Në Kosovë po bëhet “luftë” mes Turqisë dhe Iranit për kontrollimin e bektashinjve

Në emisionin #Hashtag me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për zhvillimet e fundit botërore që lidhen me Iranin dhe ndikimi i këtij shteti në Kosovë.

Turqia dhe Irani janë dy shtete që kanë shumë interesa të përbashkëta globale, por edhe shumë ndarje të mëdha mes tyre deri te ajo që mbështesin grupe të ndryshme të armatosura si në Siri, përcjell Telegrafi.


Edhe Kosova duket të jetë një arenë përplasjesh mes Turqisë dhe Iranit sa i përket orientimit të Komunitetit Bektashi të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) thotë se Turqia është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të mos lejuar që bektashinjtë e Kosovës të orientohen nga Irani dhe të shkëputen nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Turqia punon që grupet që janë të organizuara si tarikate edhe në Kosovë edhe në Shqipëri të mos i lejojë të orientohen nga Irani por të jenë të lidhura me Turqinë”.

Sinani thotë se tarikatet gjithmonë kanë qenë me Bashkësinë Islame të Kosovës por para disa vitesh ata vendosën të themelojnë Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Zyrtari i BIK-ut thotë se këto bashkësi kanë rrënjë sunite e jo shiite por thotë se kanë vendosur të ndahen për interesa tjera.

Sinani thotë se Bashkësia e Tarikateve tashmë kanë futur shumë gjëra në fe dhe sipas tij kanë prekur edhe thelbin e besimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori