LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Woodward deponon dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Unitedit

Zyrtare: Woodward deponon dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Unitedit
(Foto: Manchester Evening News)

Ed Woodward është larguar nga posti i shefit ekzekutiv të Manchester Unitedi pas tetë viteve të kaluara në këtë detyrë. Kjo si pasojë e mosmarrëveshjeve lidhur me formimin e Superligës Evropiane.

Manchester Evening News ka mësuar se ai mendonte të tërhiqej në fund të vitit 2021 pas finalizimit të ristrukturimit të klubit, megjithatë është tërhequr nga detyra pas problemeve të krijuara në futbollin evropian.


Lojtarët e Unitedit ishin njoftuar me vendimin e Woodward para se lajmi të dilte në media. Në njoftimin e Djajve të Kuq është thënë se shefi ekzekutiv e kishte planifikuar largimin në fund të vitit dhe tash vetëm sa e ka deponuar dorëheqjen.

Ed Woodward (Foto: Twitter/Goal)

Lajmi për dorëheqjen e tij vjen në një mbrëmje të tensionuar sa i përket Superligës Evropiane, pasi që disa nga klubet themeluese kanë vendosur të tërhiqen.

Andrea Agnelli dhe Edward Woodward pritet të japin dorëheqje nga postet e tyre në Juventus dhe Manchester United
Lexo po ashtu Andrea Agnelli dhe Edward Woodward pritet të japin dorëheqje nga postet e tyre në Juventus dhe Manchester United

Woodward u bë shef ekzekutiv i Manchester Unitedit në vitin 2013 duke zënë vendin e David Gill dhe do të mbahet mend për epokën e pasuksesshme post-Sir Alex Ferguson, kur kishte pasur mosmarrëveshje me trajnerë, si David Moyes, Louis van Gaal e Jose Mourinho. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori