LAJMI I FUNDIT:

Wesley Sneijder arrin marrëveshja me klubin nga Katari, Al Gharafa SC

Wesley Sneijder arrin marrëveshja me klubin nga Katari, Al Gharafa SC

Wesley Sneijder është larguar prej skuadrës franceze të Nices.

Mesfushori holandez ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në shtetin e Katarit.


Ish-futbollisti i Interit dhe Galatasarayt është lojtari më i ri i skuadrës së Al Gharafa SC.

Holandezi këtë sezon luajti vetëm katër ndeshje me Nicen

“Jemi të lumtur që t’iu njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me Wesley Sneijderin”, shkruan në llogarinë zyrtare të klubit arab.

Te skuadra e re, 33-vjeçari do të qëndrojë deri në verën e vitit 2019 ndërsa nuk është bërë e ditur se sa do jetë paga e lojtarit.

Sneijder, pos që ka fituar njëherë Ligën e Kampionëve, ngriti trofeun e kampionëve me skuadrat e Holandës, Spanjës, Italisë dhe Turqisë.

Ish-reprezentuesi kilian, Luis Jimenez dhe Vladimir Weiss i Sllovakisë do të jenë në mesin e shokëve të rinj të Sneijderit në Al-Gharafa. /Telegrafi/