LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Valon E’themi bashkohet me Istanbulspor, tani janë tre shqiptarë në skuadrën turke

Zyrtare: Valon E’themi bashkohet me Istanbulspor, tani janë tre shqiptarë në skuadrën turke

Ka shkruar në tre numri i shqiptarëve te Istanbulspor, pasi klubi nga Stambolli ka zyrtarizuar afrimin e Valon E’themin.

Reklama

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, bashkohet me Eduart Rrocës dhe Kristal Abazajt që tashmë me sukses po mbrojnë ngjyrat e këtij klubi.

Ka qenë vetë klubi i Istanbulspor që ka zyrtarizuar afrimin e E’themit, i cili ka nënshkruar për katër vite e gjysmë.

Mesfushori mbylli kontratën me Kukësin në verë dhe arriti fillimisht marrëveshje me polakët e Zaglebie Lubin, por klubi shqiptar pretendonte që e ka ende nën kontratë lojtarin duke mos e liruar.

23-vjeçari tani ka kaluar te Istanbulspor me parametra zero, me turqit, që nuk kanë asnjë detyrim financiar ndaj Kukësit sepse Ethemi tashmë ka mbushur 23 vjeç dhe sipas rregullores së FIFA bonuset e formimit të lojtarit, nuk vlejnë më.

Nëse Kukësi do ta lejonte Ethemin të largohej në verë, kishte mundësinë të shpërblehej me rreth 60 mijë euro.

Istanbulspor mban vendin e pestë në renditje me 31 pikë, katër më pak se vendi i parë që mbahet nga Giresunspor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Ish-mesfushori i Chelseat zbulon se tani është i pastrehë në moshën 32-vjeçare pas një diagnostikimi të gabuar të gjurit dhe karrierës së prishur nga alkooli

Premier League
Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

La Liga
Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Zyrtare: Leicester City liron shtatë lojtarë

Premier League
Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen

Ndërkombëtare
Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Premier League
Maldini dhe Massara thuhet se janë shkarkuar nga Milani

Maldini dhe Massara thuhet se janë shkarkuar nga Milani

Serie A
Kalo në kategori