LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Tiemoue Bakayoko kalon te Milani

Zyrtare: Tiemoue Bakayoko kalon te Milani

Milani ka njoftuar zyrtarisht për ardhjen e Tiemoue Bakayoko nga Chelsea si huazim.

Mesfushori, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Napoli, ka nënshkruar një marrëveshje me Rossonerët që do ta mbajë për dy vite në klub.


“AC Milan është i lumtur t’ju njoftojë për nënshkrimin me mesfushorin Tiémoué Bakayoko nga Chelsea FC në një huazim dyvjeçar, i cili mund të kthehet në një detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte”, thuhet në njoftimin e klubit.

I lindur në Paris më 17 gusht 1994, Tiémoué Bakayoko filloi karrierën e tij profesionale në Rennes dhe më pas luajti për klube si Monaco, Chelsea dhe Napoli.

Ai ishte pjesë e AC Milan, gjatë sezonit 2018/19, duke luajtur 42 herë dhe duke shënuar një gol.

Bakayoko kreu ekzaminimet mjekësore dje dhe nënshkroi kontratën në Casa Milan sot. /Telegrafi/