LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Talenti i Kosovës, Mal Mehmeti nënshkruan me Sibenikun

Zyrtare: Talenti i Kosovës, Mal Mehmeti nënshkruan me Sibenikun

Klubi kroat, Sibenik ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen me talentin nga Kosova, Mal Mehmeti, i cili ka nënshkruar zyrtarisht me skuadrën nga Superliga e Kroacisë.

Sibenik ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të njoftuar marrëveshjen me ish-lojtarin prishtinas të 2 Korrikut, Mal Mehmeti.


“Lojtari i ri i Sibenikut është Mal Mehmeti, i cili ka nënshkruar kontratë me portokallinjtë deri në fund të sezonit aktual, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite të tjera (2024). Ai në Shibenik do të veshë fanellën me numrin 58”.

“Mehmeti është një sulmues anësor 19-vjeçar i lindur në Prishtinë më 25 prill 2002. Ai para një viti erdhi në Kroaci nga KF Trepça dhe gjysmën e sezonit e luajti për juniorët e Istrias, ndërsa pjesën e parë të sezonit aktual e kaloi në ligën e tretë te Trnje”.

“Ai iu bashkua portokallinjve në përgatitjet në Medulin para ndeshjes me Istra 1961 dhe në këtë periudhë bindi drejtuesit”, thuhet në njoftimin e klubit kroat.

Ndryshe, Sibenik garon në Superligën e Kroacisë dhe momentalisht renditet në pozitën e shtatë me 23 pikë nga 22 ndeshje të luajtura deri tani.

Mehmeti në anën tjetër ka qenë reprezentues i ekipeve të moshave të Kosovës. /Telegrafi/