LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Strakosha rinovon me Lazion

Zyrtare: Strakosha rinovon me Lazion

Thomas Strakosha ka do të jetë edhe për shumë vite portieri i skuadrës italiane, Lazio, teksa pritet t’i fitoj plot gjysmë milioni euro në vit.

Portieri i kombëtares shqiptare ka bërë një hap tjetër të madh në karrierën e tij, pasi ka shtuar vitet e tij në kontratën e tij me Lazion.


Pas shumë ndeshjeve të zhvilluara si titullar në këtë kampionat, drejtuesit e Lazios e kanë parë të arsyeshme zgjatjen e kontratës me 21-vjeçarin nga Shqipëria, përcjell Telegrafi.

Thomas Strakosha: U dashurova në futbollin duke shikuar babanë tim
Lexo po ashtu Thomas Strakosha: U dashurova në futbollin duke shikuar babanë tim

Kështu, klubi italian dhe djali i ish-portierit të kombëtares kanë arritur marrëveshje për kontratën e re e cila zgjat parashihet të zgjas deri në vitin 2022.

Me kontratën e re, Strakosha pritet të fitoj plot 500 mijë euro, teksa një kusht interesant i vënë në kontratë është se nëse shqiptari arrin sezonin e ardhshëm të luaj si titullar atëherë rroga e tij do të dyfishohet automatikisht. /Telegrafi/