Zyrtare: Rosell jep dorëheqje

Këto veprime vijnë një ditë pasi Gjykata e Lartë e Spanjës ka marrë vendim të hapë procedura rreth spekulimeve se Rossel kishte përvetësuar para nga transferimi i Neymar nga Santos gjatë verës.
Rosell, i cili e mori në drejtim klubin nga Joan Laporta në vitin 2010, ka mohuar se ka bërë keqpërdorime në rastin e transferimit të Neymar, por mund të përballet me burgim nga një deri në tetë vite, nëse shpallet fajtor.
Zëvendëspresidentët e Barcës, Josep Maria Bartomeu, dhe Javier Faus, ishin takuar me Rosell në shtëpinë e tij në mëngjes, së bashku me nënpresidentin Joanjo Castillo, drejtorin gjeneral Antoni Rossich dhe drejtorin e komunikimit Albert Montagut.
Mandati i Rosell skadon në vitin 2016 dhe nëse ai jep dorëheqje të enjten, Bartomeu do ta marrë në drejtim klubin deri në zgjedhjen e ardhshme.
Konferenca për shtyp ku Rosell pritet të flasë para mediave do të mbahet në ora 19:30. Po ashtu pritet që Josep Maria Bartomeu, zëvëndësprsidenti aktual, të drejtojë klubin deri në fund të sezonit. /Telegrafi/















































