LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ronald Koeman shkarkohet nga Barcelona

Zyrtare: Ronald Koeman shkarkohet nga Barcelona

Ronald Koeman nuk është më trajner i Barcelonës, pasi ai është shkarkuar pas rezultateve të dobëta.

Ka qenë presidenti i Barçës, Joan Laporta, që e ka njoftuar trajnerin holandez se e ka pushuar nga puna.


Barcelona pësoi humbje nga Rayo Vallecano ku përveç rezultatit edhe loja e katalunasve linte shumë për të dëshiruar.

Për shkarkimin e teknikut holandez ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Barcelonës, ku e kanë falënderuar për angazhimin dhe i kanë uruar më të mirat.

“FC Barcelona e ka liruar Ronald Koemanin nga detyra e tij si trajner i ekipit të parë. Presidenti i klubit, Joan Laporta, e ka njoftuar trajnerin me këtë vendim pas disfatës nga Rayo Vallecano”.

“Ronald Koeman do të përshëndetet me ekipin ditën e enjte në Ciutat Esportiva”.

“FC Barcelona dëshiron ta falënderojë atë për shërbimin e tij ndaj klubit dhe i uron të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. /Telegrafi/