LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Riza Durmishi kalon te Nice

Zyrtare: Riza Durmishi kalon te Nice

Nice ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Lazios, shqiptarin Riza Durmishi, i cili kalon në huazim me të drejt blerje. 

Marrëveshja është konfirmuar nga klubi i Nice në ueb faqen e tyre, ndërsa Durmishi i ka kryer edhe testet mjekësore.

Mbrojtësi 25-vjeçar kishte shkuar te Lazio nga Real Betis në verën e vitit 2018 për 7.5 milionë euro.

Ai luajti në 19 ndeshje nën drejtimin e Simone Inzaghit, por duke mos arritur të bëhet pjesë kyçe e ekipit.

Durmishi ka 23 ndeshje me Danimarkën, ndërsa kërkon një vend në skuadër për Euro 2020.

Klubi nga Ligue 1 nuk po kalon formë të mirë këtë sezon, pasi gjendet në vendin e 14 pas 16 ndeshjeve. /Telegrafi/