Zyrtare: Real Madridi ‘blindon’ Casemiron me kontratë të re

Real Madridi ka konfirmuar vazhdimin e kontratës edhe për katër vite me mesfushorin brazilian, Casemiro.
Klubi mbretëror ka vazhduar me blindimin e yjeve të skuadrës duke rinovuar kontratat e tyre.
Pasi rinovoi kontratat me Luka Modric, Marcelo, Thibaut Courtois, Karim Benzema dhe Federico Valverde, Reali ka vazhduar edhe me një yll.
Bëhet fjalë për brazilianin, Casemiro, i cili do të jetë së paku edhe për katër vite tjera lojtar i Los Blancos.
Është vet klubi mbretëror që ka konfirmuar rinovimin, teksa Casemiro është fotografuar me presidentin Florentino Perez.
“Real Madrid CF dhe Casemiro kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2025”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































