Zyrtare: Rama edhe një vit te Valladolidi

Valdet Rama ka rinovuar me skuadrën spanjolle të Valadolidit. Lajmin e ka dhënë vetë lojtari nëpërmjet faqes së tij në Twitter, transmeton Sporti1.
“Pres që trajneri të bëjë punë të mirë. Sa i përket konkurrencës, nuk i frikësohem. Por, kur një ekip është në njërën prej ligave më të forta në botë, sigurisht që edhe konkurrenca është e madhe. Megjithatë, unë besoj në punën time, në kualitetin tim. Do të jap maksimumin që të zë vend në ekipin e parë”, ka thënë Rama. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/07/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate








































