Antonio Valencia mund të cilësohet si një nga lojtarët legjendar të Manchester United.

Mbrojtësi nga Ekuadori iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2009 dhe për 10 vite e ka bartur fanellën bardhekuq.

Por pas 10 viteve qëndrim në Old Traford, Valencia është larguar si futbollistë i lirë.

33-vjeçari është rikthyer në vendlindjen e tij në Ekuador ku ka nënshkruar për dy vite me kampionin në fuqi LDU Quito.

Ka qenë vetë klubi ekuadorian që ka zyrtarizuar transferimin e Valencias duke i uruar mirëseardhje.

Valencia u largua nga Ekuadori në drejtim të Evropës në vitin 2005 derisa ka luajtur për skuadra si Recreativo Huelva, Villareal dhe Wigan Athletic.

Reprezentuesi ekuadorian ka zhvilluar 339 ndeshje zyrtare me fanellën e Man UTD, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 65 asistime. /Telgrafi/