Borussia Dortmund ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm.

Skuadra gjermane ka vazhduar kontratën me mesfushorin turk Nuri Sahin.

Ky i fundit do të qëndrojë te verdhezinjtë deri në verën e vitit 2019, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se 28-vjeçari është produkt i akademisë së futbollit të Dortmundit.

Ndryshe, futbollisti ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra turke e Galatasarayt. /Telegrafi/