LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Moyes rikthet si trajner i West Hamit

Zyrtare: Moyes rikthet si trajner i West Hamit

David Moyes është rikthyer si trajner i West Hamit.

Ish-trajneri I Manchester United ka marrë drejtimin e skuadrës nga veriu i Londrës.


Drejtuesit e ‘Çekanëve’ tashmë kanë bërë zyrtare emërimin e trajnerit i cili i udhëhoqi ata në edicionin 2017/18 – kohë kur West Ham ishte në zonën e rënies nga liga.

Moyes, i cili kaloi shtatë muaj në krye të West Hamit para se të zëvendësohej nga Pellegrini, ka nënshkruar një marrëveshje 18-mujore për të marrë përsëri përgjegjësinë e ekipit të parë.

Trajneri do të ketë kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe nëse tregon formë të mirë, atëherë do të nënshkruaj një kontratë trevjeçare. /Telegrafi/