0Shares

West Ham United e ka konfirmuar largimin e David Moyes nga posti i trajnerit.

Trajneri 55-vjeçar kishte ardhur në nëntor te klubi londinez me marrëveshje deri në  fund të edicionit.

Klubi po ashtu e ka konfirmuar edhe largimin e ndihmsëve su Alan Irvine, Stuart Pearce dhe Billy McKinlay.

David Moyes te West Ham United. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Largimi mund të vije pasi Sam Allerdyce është larguar nga Evertonin dhe ky post ka mbetur i lirë.

West Ham është shprehur se shpreson të emërojë një trajner të kalibrit të lartë brenda 10 ditëve.

Moyes. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Në top listë janë Paulo Fonseca dhe Rafael Benitez.

Emra të tjerë janë Sean Dyche i Burnley, David Wagner i Huddersfield dhe Marco Silva, ish-trajneri i Watford. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)