LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi rinovon me shtatë lojtarë

Zyrtare: Llapi rinovon me shtatë lojtarë

Llapi ka njoftuar se ka bërë disa rinovime të kontratave me disa nga futbollistët e tyre.

Kapiteni Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri, kanë rinovuar marrëveshjet edhe për një tjetër vit.

Kontratë me skuadrën deri në vitin 2022 ka portieri Marijan Coric, mesfushorët Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.

Kampioni i Kupës së Kosovës lëshoi një njoftim në rrjetin social Facebook, duke bërë me dije se ka blinduar 13-t futbollistët.

Lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Llapit:

Kapiteni Idrizi me shokë zgjasin bashkëpunimin me Llapin edhe për një vit

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri nënshkruajnë kontratë të re me klubin edhe për një vit

Podujevë, 15 qershor 2021 – Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.

Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22.

Kontratë me skuadrën deri më 2022 vit kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, kurse mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025.

Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori