LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi prezanton brazilianin, Arrabal

Zyrtare: Llapi prezanton brazilianin, Arrabal

Klubet e Superligës së Kosovës po vazhdojnë të përforcohen para sezonit të ri.

Një ndër ekipet më aktive në këtë rrafsh është edhe Llapi, e cila po vazhdon të sjell lojtar të ri në gjirin e vetë.


Një prej tyre e kanë zyrtarizuar edhe gjatë ditës së sotme dhe bëhet fjalë për brazilianin e skuadrës shqiptare të Kamzës, Bruno Arrabal.

“Pas marrëveshjes së arritur mes KF Llapit dhe futbollistit brazilian, Bruno Arrabal, meqë rast gjatë ditës së sotme është nënshkruar kontrata 1 vjeçare dhe në edicionin e ri Arrabal do veshë fanellën bardhekaltër të Llapit”.

“Bruno Arrabal, 27 vjeç, i lindur më 22.02.1992, është mesfushor defanziv i cili vjen nga Kategoria Superiore, në sezonin e fundit u paraqit në 21 ndeshje për Kamzën”, shkruan në njoftimin e klubit llapjan.

Ndryshe, Llapi sezonin e kaluar u rendit në pozitën e tretë të tabelës dhe deri në xhiron e fundit ishte pretendent për titullin e kampionit, të cilin e fitoi Feronikeli. /Telegrafi/