LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Enis Stubllën

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Enis Stubllën

Sulmuesi i krahut, Enis Stublla është lojtari më i ri i Llapit dhe vjen nga klubi i Ligës së Parë, Onixi.

Lojtari dhe klubi kanë nënshkruar kontratë tre vjeçare.


“Sot kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare me sulmuesin e krahut, Enis Stublla, 21 vjeçar i lindur më 09.07.1999, në Podujevë. Futbollisti këmbëshpejtë i krahut të majtë dhe të djathtë do vijoj të jetë pjesë e KF Llapi gjatë edicioneve 2021-2024”.

“Enis Stublla kategoritë e reja i ka kaluar në Shkollën e Futbollit “Arsenal” (2010-2017), më pas u transferua tek KEK-u (2017-2018), KF Minatori (2018-2019) si dhe së fundmi tek Onix (2019-2020)”.

“Stublla nuk do të jetë përforcimi i fundit i këtij afati kalimtar, pasi skuadra synon të përforcohet edhe me një futbollist para nisjes për fazën përgatitore në Antalya të Turqisë”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/