LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Leutrim Kadriu largohet nga Llapi

Zyrtare: Leutrim Kadriu largohet nga Llapi
Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka bërë të ditur se ka ndërprerë kontratën me Leutrim Kadriun.

Klubi llapjan dhe lojtari arriti që me një marrëveshjeve dypalëshe t’i japin fund bashkëpunimit të tyre.


“Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin Leutrim Kadriu, të cilit i dëshirojmë suksese në vazhdim të karrierës, njëherit e falënderojmë për kontributin e dhënë për këto gjashtë muajt sa ishte pjesë e klubit”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Kadriu ishte rikthyer te klubi nga Superliga e Kosovës para gjashtë muajsh, pasi ishte pjesë e Lirisë.

Mirëpo, Tahir Batatina duket se nuk e ka parë lojtarin në planet e tij edhe pse kishte firmosur në fillim të këtij viti kontratë një vit e gjysmë. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10158493005987243/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCP3LkDpEQbjqx-aQasEJvRYsmzJSLtIcZMIGuZkuh862JMvtNV7kCK127O91R1KGE1PI7crp58TLM-Sl1lL1CPPuWIiBHHQlXQvqwXA-c6FnAA3SacUg4gKNczBP765MpgVyGRb7N5EFF6gjhmeq0unpTega1qH2x52Sduxusr8jG7FNBGcgdKb-x27_XXfCl4dAIfNv-mtLGN_OOCrlbi_mzhs1Y2C5aSOUMo9PG-2NsiwcsDgTx2w-R8s4XHKWMfbkK9IqfqLkGXdqmvAKxlOw0tJHAnK-bJq21tG9VDlNYxYwF1T-bXvqlgz7dKNDh1DqDsUw98RJmBbq3GuvdVfiL-UyJCMrUspKKDtyw0PvZH&__tn__=-R