LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cambiason dhe zbulon detajet financiare të shkëmbimit me Dragusin

Zyrtare: Juventusi nënshkruan me Cambiason dhe zbulon detajet financiare të shkëmbimit me Dragusin

Juventusi konfirmon lëvizjen e përhershme të mbrojtësit Andrea Cambiaso prej 8.5 milionë eurosh nga Genoa, ndërsa Radu Dragusin i është bashkuar klubit Grifone në formë huazimi me detyrimin blerje.

Në letër, nuk është një marrëveshje e drejtpërdrejtë shkëmbimi, duke qenë se Juventusi shpall marrëveshjet me Genoan me dy deklarata të ndryshme zyrtare.


Cambiaso iu nënshtrua testeve mjekësore me Juventusin dje dhe nënshkroi një kontratë deri në qershor 2027.

Mbrojtësi italian bëri debutimin e tij në Serie A me Genoan sezonin e kaluar dhe ishte njëri nga lojtarët më të spikatur në Stadio Ferraris pavarësisht rënies së tyre.

Cambiaso arrin për teste mjekësore te Juventusi
Lexo po ashtu Cambiaso arrin për teste mjekësore te Juventusi

“Juventus Football Club SpA njofton se një marrëveshje me Genoa Cricket dhe Football Club për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Andrea Cambiaso është arritur për 8.5 milionë euro të pagueshme në 2 vite financiare”.

“Përveç kësaj, me arritjen e objektivave sportive në rritje janë paraparë edhe bonuse deri në 3 milionë euro. Juventusi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë pune deri më 30 qershor 2027”, thuhet në deklaratën e klubit.

Cambiaso mund të mos qëndrojë në Juventus në sezonin 2022/23, pasi disa klube të Serie A janë të interesuara për ta huazuar atë, veçanërisht Bologna dhe Atalanta. Klubi Rossoblu aktualisht po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e tij.

Dragusin i është bashkuar Genoas në një marrëveshje huazimi me një detyrim për ta blerë për 5.5 milionë euro plus shtesa. Rumuni e kaloi sezonin e fundit në huazim te Sampdoria dhe Salernitana dhe iu deshën disa javë për të pranuar ofertën nga Marassi.

“Juventus Football Club SpA njofton se është arritur një marrëveshje me Genoa Cricket dhe Football Club për huazim të përkohshëm, deri më 30 qershor 2023, të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Radu Matei Dragusin”.

“Marrëveshja përfshin detyrimin për Genoan që të fitojnë patjetër të drejtat e regjistrimit të lojtarit, varësisht arritjes së objektivave të caktuara sportive gjatë sezonit 2022/2023”.

“Shpërblimi i rënë dakord për blerjen përfundimtare është 5.5 milionë euro, i pagueshëm në 2 vjet. Për më tepër, një maksimum prej 1.8 milionë bonuse janë parashikuar me arritjen e objektivave të mëtejshëm të performancës sportive gjatë kohëzgjatjes së kontratës së punës me lojtarin”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

Përfaqësueset
Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Liga e Kampionëve
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori