Zyrtare: Juventus-Inter në 24 korrik në Kinë

237:"MILAN, ITALY - APRIL 27: Cristiano Ronaldo of Juventus scores his goal during the Serie A match between FC Internazionale and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on April 27, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images

Tashmë është zyrtare Juventusi do të kthehet këtë vërë në Kinë aty ku ka fituar trofeun e Superkupës së Italisë në vitet 2012 dhe 2015 respektivisht në Pekin dhe Shanghai.
Këtë herë bardhezinjtë në Kinë do të shkojnë për ta zhvilluar një trune me ndeshje miqësore.
Bardhezinjtë në Kinë do të luajnë me Interin dhe tashmë është zyrtare edhe data, më 24 korrik.

Ndeshja do të luhet në stadiumin Nanjing Olympic Center në orën 19:30 me atë kineze dhe 13:30 me orën tonë.
Do të jetë një festë e vërtetë për tifozët e shumë që ka Interi në Nanjing, qytetin ku ndodhen zyrat qendrore të Suning, kompanisë së bosit të Interit, Zhang Jindong. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































