LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi transferon Carlos Aguston

Zyrtare: Interi transferon Carlos Aguston

Interi ka prezantuar zyrtarisht mbrojtësin e ri të krahut, Carlos Augusto, i cili vjen nga Monza në huazim me detyrimin për të blerë dhe zëvendësuar Robin Gosens që kaloi te Union Berlini.

Deklarata konfirmon se është një marrëveshje huazimi me opsionin për të blerë që bëhet një detyrim nëse plotësohen disa kushte.


Sipas Sky Sport Italia dhe Sportitalia, Interi po paguan 4.5 milionë euro për periudhën e huazimit dhe ka opsionin ta bëjë atë të përhershëm për 7.5 milionë euro të tjera.

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bolognas për Arnautovicin
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Bolognas për Arnautovicin

Ekzistojnë gjithashtu bonuse të lidhura me performancën me vlerë rreth katër milionë, duke e çuar koston totale deri në një maksimum prej 16 milionë euro.

Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.2 milionë euro në sezon në San Siro.

Braziliani bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë pesë asistime në 35 ndeshje.

Ai është zëvendësuesi i Gosens, i cili i është bashkuar Union Berlin për 15 milionë euro. /Telegrafi/