Drita ka zyrtarizuar transferimin e Igball Jasharit, duke shtuar një tjetër emër në skuadrën e saj për sezonin e ri.

Kampionët e Kosovës ka transferuar Igball Jasharin pas paraqitjeve fantastike të sulmuesit anësorë me Drenicën.


20-vjeçari bën hapin e madh në karrierë dhe me Dritën do të ketë mundësi të luaj në garat evropiane.


Pas prezantimit zyrtar, klubi publikoi edhe një mesazh mirëseardhjeje:

"Mirë se vjen, Igball Jashari. Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Igball Jashari është përforcimi më i ri i FC Dritës".

"Igballit i urojmë mirëseardhje në familjen bardhekaltër dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë". /Telegrafi/

telegrafi sport app