LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Henrikh Mkhitaryan kalon te Roma

Zyrtare: Henrikh Mkhitaryan kalon te Roma

Mesfushori sulmues Henrikh Mkhitaryan  e ka lënë Arsenalin për ta vazhduar karrierën te Roma.

Armeni  ka nënshkruar për një vit si huazim dhe do ta bartë fanellën më numrin 77.


Kosto e transferimit ka kushtuar 3 milionë euro, me bonuse që mund të shkojnë deri në 100,000  euro.

“Është një mundësi e shkëlqyeshme për mua që të filloj një kapitull të ri, me një klub të shkëlqyeshëm”.

“Unë e di se për çfarë bëhet fjalë te ky klub dhe jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të shkëlqyera së bashku”, ka thënë lojtari.

Armeni më parë ka bërë karriere të Shkahtar, Borussia Dortmund, Manchester United dhe Arsenal. /Telegrafi/