LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Granit Osmanollaj prezantohet te A&N

Zyrtare: Granit Osmanollaj prezantohet te A&N

Skuadrat e Ligës së pare të futbollit të Kosovës kanë vazhduar të përforcojnë radhët e tyre.

Një prej më aktivet është edhe ajo e A&N, e cila po sjell lojtarë kualitativ në skuadër.


Prizrenasit sot kanë prezantuar mesfushorin e talentuar, Granit Osmanollaj, i cili së fundi ishte pjesë e Tërbunit të Pukës në Kategorinë e Parë të Shqipërisë.

“Granit Osmanollaj është përforcimi më i ri i FC A&N. Osmanollaj vjen nga Liga e Parë e Shqipërisë më saktë nga KF Tërbuni-Pukë”.

“Ai përveç tjerash ka qenë edhe pjesë e Vëllaznimit dhe Lirisë së Prizrenit. Urojmë dhe shpresojmë një përvojë e këtillë do ti’ shërbej ekipit tonë në rrugëtimin drejt objektivave”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar të A&N-së.

Klubi i themeluar para tre viteve ka paralajmëruar edhe përforcime të reja, ku objektivi kryesor do të jetë titulli i kampionit dhe paraqitja në ligën elitare të Kosovës. /Telegrafi/