LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Golden Eagle Ylli vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Arben Krasniqi

Zyrtare: Golden Eagle Ylli vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Arben Krasniqi

Klubet e Kosovës të basketbollit kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri të garave.

Një prej tyre është edhe Golden Eagle Ylli, i cili ka nisur përgatitjet për sezonin e ri të basketbollit në Kosovë.


Klubi suharekas nuk do të ketë ndryshime në stafin teknik pasi që i ka besuar edhe një sezon Arben Krasniqit.

Kështu së paku ka bërë të ditur ekipi përmes llogarisë zyrtare në Facebok, gjersa ka zbuluar se ka vazhduar kontratat edhe me disa lojtarë.

Leonard Mekaj, Artin Gashi, Egzon Kuqi dhe Rilind Krasniqi janë vetëm disa prej lojtarëve që do t’i shohim në fanellën kaltërverdhë.

Gjithashtu merret vesh se shumë shpjet në urdhrat e trajnerit prishtinas do të jenë edhe basketbollistë të huaj.

Ylli edicionin që lamë pas ishte pjesë e “play-offit” ku u mposht nga Sigal Prishtina. /Telegrafi/