LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare, Gjimshiti i bashkohet Atalantës

Zyrtare, Gjimshiti i bashkohet Atalantës

Berat Gjimshiti edhe zyrtarisht ka kaluar në Serie a, tek skuadra e Atalantës.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka nënshkruar me skuadrën italiane kontratë e cila besohet të jetë tri vjeçare, pasi klubi nuk ka bërë të ditur asgjë.

Faqja zyrtare e klubit zi kaltër ka publikuar se Gjimshiti është pjesë e saj dhe se do ta bartë fanellën me numër 55.


Para se të zyrtarizohej mbrojtësi i fuqishëm i Shqipërisë ka kryer të gjitha kontrollet mjekësore me sukses.

22-vjeçari u largua nga skuadra zvicerane Zurich, pasi nuk vazhdoi kontratën me ta që skadonte në verën e vitit 2016.

Gjatë ditës pritet të dalin detajet e reja rreth transferimit të Gjimshitit tek skuadra e njohur italiane. /Telegrafi/