LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani transferon Yll Hoxhën

Zyrtare: Gjilani transferon Yll Hoxhën
Foto: SC Gjilani/Facebook

Gjilani ka njoftuar se ka transferuar zyrtarisht Yll Hoxhën.

Skuadra gjilanase e kompletoi transferimin e lojtarit si i lirë, pasi u larguar nga Feronikeli.


Lojtari që ishte pjesë e Niklit nga viti 2017, arriti të bënte 170 paraqitje, duke fituar edhe Superligën e Kosovës.

Dje (e hënë), klubi nga Drenasi njoftoi se ka ndarë rrugët me Hoxhën, duke e lënë si lojtar të lirë.

Kështu, Gjilani ka përfituar nga kjo situatë, duke e transferuar mbrojtësin e majtë si lojtar të lirë. /Telegrafi/