LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me kroatin Tomislav Sorsa

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me kroatin Tomislav Sorsa

Gjilani ka zyrtarizuar sot afrimin e futbollistit kroat, Tomsilav Sorsa, i cili së fundmi ka qenë pjesë e klubit NK Osjek.

Sorsa ka bërë karrierë edhe në Rumani, ndërsa luan të gjithë vijën e djathtë të fushës.


“Futbollisti i krahut të djathtë në skuadrën e Gjilanit vije nga skuadra e Superligës kroate, NK Osijek, ku kishte luajtur qysh nga viti 2017”.

“Në fakt futbollisti 31 vjeçar i lindur në qytetin e Osijekut, karrierën e tij futbollistike e kishte nisur pikërisht në qytetin e lindjes me skuadrën me po të njëjtin emër, NK Osijek, ku fillimisht ishte paraqitur për 10 vite në këtë ekip”.

“Pas 10 viteve të kaluara në skuadrën e fëmijërisë, Sorsa në edicion 2016-17, ishte transferuar në Superligën rumune në ekipin e njohur CFR Cluj, ku ishte paraqitur 20 herë gjatë atij edicioni”.

“Pas aventurës një vjeçare në Rumuni, Sorsa në vitin 2017 ishte rikthyer sërish në skuadrën e fëmijërisë, ku kishte kaluar 3 edicione, për tu transferuar në skuadrën e Gjilanit, ku do ti mbrojë ngjyrat kuq e bardh për dy edicionet e ardhshme”.

“Sorsa gjithashtu ishte paraqitur për ekipet zingjire të kombëtares kroate, ku ishte i ftuar deri te grupmoshat U-19”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/