LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Adenis Shalën

Zyrtare: Gjilani nënshkruan me Adenis Shalën

Gjilani ka arritur të përforcohet me sulmuesin e krahut Adenis Shala, që kalon nga Ferizaj.

Adenis Shala nga eksperienca gjashtë mujore në skuadrën e Ferizajt, ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka realizuar dy gola në pjesën vjeshtore të kampionatit.


Shala më parë ishte paraqitur edhe për Feronikelin, Flamurtarin dhe Vëllzanimin, kurse në përvojën e tij jashtë Kosovës, futbollisti i ri kishte pasur paraqitje për skuadrat e Hajdukut të Splitit dhe Fenerbahçes duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave të moshave në ekipet e lartë cekura.

“Përpos krahëve të sulmit, futbollisti këmbëshpejtë  Adenis Shala pozicion të preferuar e ka dhe pozitën e mesfushorit ofanziv. Këmba e tij e preferuar është e djathta”.

“Shala pritet të shtojë edhe më shumë kualitetin brenda skuadrës së Gjilanit, nga ku skuadra i dëshiron shum suksese dhe paraqitje sa më të mira me ekipin “kuq e bardh” të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e klubit të Gjilanit. /Telegrafi/