LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Florijan Smakiqi nënshkruan me Dritën

Zyrtare: Florijan Smakiqi nënshkruan me Dritën

Drita ka vazhduar me përforcimin e skuadrës, duke prezantuar sot portierin Florjan Smakiqi.

Portieri që ka nisur karrierën te Feronikeli, ka qenë pjesë edhe e Drenicës.


“Klubi ynë, FC DRITA ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi”.

“Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë”.

“Portieri 23 vjeçar Smakiqi ka qenë pjesë e KF Feronikelit dhe së fundmi te KF Drenica. FC DRITA i dëshiron suksese gardianit tonë të ri, Florjan Smakiqi”.

Nënkampioni i Kosovës, ka filluar rinovimin nga porta dhe mbrojtja, pasi më parë ka nënshkruar me Besnik Krasniqin dhe ka rinovuar me Ilir Blakçorin. /Telegrafi/