Klubi italian, Fiorentina ka nënshkruar zyrtarisht me mbrojtësin Alvaro Odriozola në huazim nga Real Madridi.

Mbrojtësi i djathtë 25-vjeçar mbërriti mbrëmë për testet e tij mjekësore dhe transferohet në një huazim të thjeshtë, kështu që nuk ka asnjë mundësi për të blerë, deri në fund të sezonit.

Një produkt i akademisë së të rinjve të Real Sociedad, Odriozola iu bashkua Real Madridit për 30 milionë euro në 2018 dhe gjithashtu përjetoi një periudhë të shkurtër huazimi gjashtë mujor në Bayern Munich në vitin 2020.

Ai ka shënuar një gol në katër paraqitje të mëdha për Kombëtaren e Spanjës.

Është vet klubi Viola që ka konfirmuar transferimin në Artemio Franchi të e Odriozolas, i cili do ta mbajë fanellën me numër 29.

“Alvaro Odriozola është lojtar i ri i Fiorentinës. Mirë se vjen Alvaro”, thuhet në njoftimin e Fiorentinës. /Telegrafi/