LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: FFM me vendim përfundimtar, ndërpritet futbollit në Maqedoninë e Veriut

Zyrtare: FFM me vendim përfundimtar, ndërpritet futbollit në Maqedoninë e Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht ka ndërprerë sezonin 2019/2020 në elitën e futbollit maqedonas.

Ky vendim është marrë sot gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit drejtues të FFM-së online.

Në fakt ishte Komisioni i Garave që ka rekomanduar ndërprerjen e sezonit dhe FFM mori sot këtë vendim.

Përveç anulimit të Superligës së Maqedonisë garat nuk do të zhvillohen as në Ligën e Parë dhe as në Kupën e Shtetit.

Futbolli në Maqedoni ishte ndërprerë më 12 mars për shkak të pandemisë Covid-19, ndërsa së fundmi katër futbollistë nga Renova dhe dy të tjerë nga Shkëndija kishin rezultuar pozitiv me coronavirus.

Njoftimi i plotë i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut:

Në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë të mbajtur në një konferencë online, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme epidemiologjike në vend dhe faktin se numri i pacientëve të rinj po rritet çdo ditë, janë marrë vendimet e mëposhtme:

– Këshilli Drejtues i FFM-së pranoi propozimin e Komisionit për gara për ndërprerjen dhe përfundimin e sezonit garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe garën e Kupës;

Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive për virusin CoVid-19 të konfirmuara te disa anëtarë të KF Renova dhe KF Shkëndija, pastaj procesin e vetë-izolimit dy javor që duhet ta kalojë gjithë ekipi i KF Renova, si dhe pamundësinë që në kushte të këtilla të jashtëzakonshme për të lëvizur lirshëm duke pasur parasysh kufizimet për levizje, klubet pamundësohen të vijojnë procesin stërvitor të përshkruar në protokollin shëndetësor, Këshilli Drejtues i FFM-së vendosi të ndërpresë sezonin garues 2019/2020 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë vendim kanë njoftuar shërbimet e UEFA-së, duke theksuar situatën në vendin tonë në pikëpamje shëndetësore dhe pamundësinë për të parashikuar kornizën kohore në lidhje me vazhdimin e mundshëm të kampionatit, gjegjësisht me situatën e re të krijuar nuk mund të garantohet se vazhdimi i kampionatit vendor do të ketë një rrjedhë të rregullt.

Nga Asosiacioni Evropian i futbollit (UEFA) potencuan se janë jashtëzakonisht krenarë për ‘Shtëpinë e Futbollit” tonë, duke pasur parasysh faktin se FFM edhe përkundër gjithë sfidave në periudhën e kaluar kishte për qëllim të bëjë përpjekje dhe të zbatonte opsionin më të mirë të mundshëm për vazhdimin e garave në Ligën e Parë vendore, e gjitha kjo për të mundësuar vazhdim të rregullt për vazhdimin dhe përfundimin e garave vendore (kampionatit dhe Kupës) sipas meritës sportive që do të tregonin skuadrat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori