0Shares

Partizani ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtar nga Kosova.

Esat Mala edhe zyrtarisht ka kaluar në radhët e skuadrës së Kategorisë superiore shqiptare.

Futbollisti ka nënshkruar kontratë me ekipin tiranas të vlefshme për 2.5 vjet, e cila hyn në fuqi pas hapjes së afatit kalimtar të janarit.

Esat Mala gjatë prezantimit te skuadra e Partizanit

Mesfushori anësor ka folur për Telegrafin duke treguar emocionet e para pas nënshkrimit të kontratës me “Demat e Kuq”.

“Jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e këtij klubi të madh. Ky ishte një kurorëzim i një punë të palodhshme që kam bërë deri më sot dhe ky është vetëm fillimi i rrugës time drejt majave te suksesit. Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur deri më tani veçanërisht shoqërinë dhe familjen time që më janë gjendur pranë në çdo moment”, ka thënë Malaj për Telegrafin.

Ish-futbollisti i klubit të Suharekës, Ballkan ka qenë edhe në prova zyrtare te klubi kroat i Hajdukut, por shkaku i një lëndimi nuk ka mundur t’i kalojë me sukses provat disa mujore.

Ndryshe, 19-vjeçari ka pasur 12 paraqitje në sezonin vjeshtor për skuadrën e Ballkanit, ku ka realizuar tetë gola dhe ka pasur dhjetë asistime. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)