Ferizaj ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar sapo ka zyrtarizuar afrimin e Edon Sadriut nga Llapi.

Sadriu ishte pjesë e KF Llapit nga Podujeva në dy sezonet e fundit, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën.

Ka qenë faqja zyrtare e Ferizajt që ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin anësorë.

Njoftimi i plotë i klubit:

Mirë se vjen Edon Sadriu

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin ferizajas Edon Sadriun. Sadriu ishte pjesë e KF Llapit nga Podujeva në dy sezone, ku pati paraqitje mjaft të mira duke arritur të fitonte 2 herë Kupën e Kosovës dhe 1 herë Superkupën, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit!.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Edonit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë. Na priftë e mbara . Presidenti i klubit. Lulzim Abazi. /Telegrafi/