LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Drilon Fazliu nënshkruan me Llapin

Zyrtare: Drilon Fazliu nënshkruan me Llapin

Sulmuesi vushtrrias, Drilon Fazliu është bashkuar me Llapin, duke nënshkruar për tri vite.  

Llapi ka filluar përforcimet pasi këtë vit do të garojë në Conference League.


“Fazliu ishte i piketuar nga shumë skuadra kosovare, por zgjedhja e tij ishte Llapi dhe padyshim që edhe klubi është i kënaqur që pas një kohe të vëzhgimit arriti t’i siguroj shërbimet e sulmuesit vushtrrias”.

“Drilon Fazliu, 20 vjeç, i lindur më 17 nëntor 2000, i gjatë 1,77 m është sulmues qendre. Përveç pozitës së sulmuesit të qendrës, ai mund të luaj edhe si sulmues i krahut të majtë dhe të djathtë. Ka luajtur në Vushtrri. Në edicionin e fundit, Fazliu kishte realizuar 7 gola, ndërsa sa ishte Vushtrria pjesë e Superligës në edicionin 2019/20 kishte realizuar 10 gola, 8 në kampionat dhe 2 në Kupë”, thuhet në faqen e klubit.

Fazliu: Privilegj të vesh fanellën e Llapit

Lojtari ka thënë se është privilegj që ta veshë fanellën e Llapit dhe të punojë me trajnerin Tahir Batatina.

“Është ndjenjë e veçantë të jesh pjesë e fituesit të Kupës dhe skuadrës që do të marr pjesë në garat evropiane. Kisha oferta nga shumë skuadra tjera kosovare, por zgjedhja ime me zemër ishte për Llapin”.

“Llapi njihet se u jep hapësirë të rinjëve, andaj nuk kisha fare problem ta bëja zgjidhjen time. Mendoj që do të kemi sukses në garat ndërkombëtare dhe të kalojmë sa më shumë raunde”.

“Nga Llapi pres të kaloj në Evropë, por mendjen njëherë e kam vetëm tek Llapi. Pa dyshim ndjenjë e mirë të punoj me trajnerin Tahir Batatina. Trajneri është motivues dhe përkrahës i madh për të rinjët dhe pres që me punë dhe angazhim ta shpërblej mundësinë e dhënë nga ai që të jem pjesë e klubit me histori, Llapit”, ka thënë Drilon Fazliu në ditën e prezantimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët kapen mes vete për një penallti

Premier League
Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Ku janë ata tani? Dhjetë blerjet e para të Pep Guardiolës si trajner i Manchester City

Premier League
Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Shfaqet një emër befasues për ta drejtuar Liverpoolin, u shkarkua në mars dhe tani mund ta marrë drejtimin e gjigantit anglez

Premier League
Kalo në kategori