LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Domenico Tedesco, trajner i ri i RB Leipzig

Zyrtare: Domenico Tedesco, trajner i ri i RB Leipzig

Klubi gjerman, RB Leipzig ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Domenico Tedescos si trajner të ri të skuadrës.

Vetëm disa ditë pas ndarjes në mënyrë të ndërsjellë me trajnerin Jesse Marsch, RB Leipzig ka gjetur pasuesin e tij.


Bëhet fjalë për trajnerin 36-vjeçar gjermano-italian, Domenico Tedesco, i cili është konfirmuar si trajneri i ri.

Është vet klubi gjerman që me anë të faqeve të tyre zyrtare ka njoftuar emërimin e Tedescos gjatë ditës së sotme.

“Mirë se vini në RB Leipzig, Domenico Tedesco! 36-vjeçari merr drejtimin nga Jesse Marsch si trajner kryesor me një marrëveshje deri në qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ndryshe, Tedesco në fillim të karrierës ka drejtuar klubet e moshave të Stuttgart dhe Hoffenheim, ndërsa ekipet e para që ka udhëhequr janë: Erzgebirge Aue, Schalke 04 dhe Spartak Moscow. /Telegrafi/