LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: De Rossi konfirmohet trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm

Zyrtare: De Rossi konfirmohet trajner i Romës edhe për sezonin e ardhshëm

Pronarët e Romës, Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele De Rossi do të mbetet në krye të Romës edhe në sezonin e ardhshëm 2024/25.

Dan dhe Ryan Friedkin njoftuan me një deklaratë zyrtare sot (e enjte) në mëngjes se De Rossi do të qëndrojë në klub edhe përtej kësaj vere.


“Pas takimit të djeshëm pasdite me Daniele De Rossi, ne jemi të kënaqur të njoftojmë se ai do të vazhdojë si trajner i AS Roma pas këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme”, kanë thënë Friedkins në një komunikatë.

“Në mandatin e tij të shkurtër si kryetrajner, ndikimi pozitiv që lidershipi i tij ka sjellë në të gjithë klubin ka treguar historinë e vet”.

“Daniele udhëheq me respekt dhe kurajë, ndërsa forca dhe besimi i tij i rrënjosur në klub janë vërtet në linjë me vlerat, qytetin dhe tifozët e pashembullt të Romës”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku sa më shumë që të jetë e mundur për të ofruar një të ardhme që tifozët e AS Roma e meritojnë”.

“Nuk mund të ishim më të lumtur sesa të ndërtonim një projekt afatgjatë me Danielen. Detaje të tjera do të vijojnë në ditët në vijim. Forza Roma!”, mbyllet komunikata.

Capello nuk i kursen lëvdatat për De Rossin: Shumë i zgjuar taktikisht, studion shumë
Lexo po ashtu Capello nuk i kursen lëvdatat për De Rossin: Shumë i zgjuar taktikisht, studion shumë

De Rossi zëvendësoi Jose Mourinhon në janar duke nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.

Ai ka fituar 11 ndeshje nga 16 në të gjitha garat me tre barazime dhe dy humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori