LAJMI I FUNDIT:

Capello nuk i kursen lëvdatat për De Rossin: Shumë i zgjuar taktikisht, studion shumë

Capello nuk i kursen lëvdatat për De Rossin: Shumë i zgjuar taktikisht, studion shumë

Daniele De Rossi po bën mrekulli me Romën, që prej momentin që e morri drejtimin e klubit të tij të zemrës.

Ish-mesfushori legjendar i Romës ka marrë drejtimin e klubit tre muaj më parë dhe deri tani në 16 ndeshje ka 11 fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje, një e parëndësishme në Ligën e Evropës 1-0 nga Brighton pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë dhe një tjetër nga Interi.


Fabio Capello ka folur sërish për trajnerin e ri italian, duke e lavdëruar atë për punën fantastike që bëri në ndeshjen ndaj Milanit, ku Roma fitoi 0-1 në San Siro në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Evropës.

“Do të jem këtu për Osvaldon”, De Rossi i gatshëm ta ndihmoj ‘vëllain’ e tij pas luftës me depresionin
Lexo po ashtu “Do të jem këtu për Osvaldon”, De Rossi i gatshëm ta ndihmoj ‘vëllain’ e tij pas luftës me depresionin

77-vjeçari, theksoi se te De Rossi vlerëson pragmatizmin ndërsa shtoi se ai është shumë i zgjuar taktikisht.

“Një karakteristikë që më pëlqen te De Rossi është pragmatizmi. Ai është shumë i zgjuar taktikisht si dhe studion shumë. Milanin përshembull e kishte studiuar në detaje”.

“De Rossi ishte shumë i zoti që në momentin kur mori skuadrën të risillte besimin, përfshiu të gjithë lojtarët dhe kështu u shndërrua në një personazh të dashur nga të gjithë”.

Simfonia e De Rossit jehon edhe në “San Siro”, Roma mposht Milanin si mysafir
Lexo po ashtu Simfonia e De Rossit jehon edhe në “San Siro”, Roma mposht Milanin si mysafir

“Duhet ta them se ishte me fat që pati disa ndeshje të lehta në fillim, por falë atyre rezultateve ndërtoi forcën e grupit dhe u bë një lider i vërtetë”, tha Capello.

Me De Rossin në krye të skuadrës, Roma zë vendin e pestë në Serie A me vetëm tre pikë larg Bolognës së vendit të katërt dhe shtatë më pak se Juventusi që ndodhet në vendin e tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori