LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dayot Upamecano nënshkruan me Bayern Munichun

Zyrtare: Dayot Upamecano nënshkruan me Bayern Munichun

Bayern Munichu ka konfirmuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me RB Leipzig për transferimin e mbrojtësit Dayot Upamecano.

Bavarezët kanë vazhduar me avazin e vjetër, duke ‘vjedhur’ yjet e rivalëve të tyre të Bundesligas.


Një të tillë tashmë e kanë konfirmuar dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e RB Leipzig, Upamecano.

E konfirmuar: Dayot Upamecano do të bashkohet me Bayern Munich
Lexo po ashtu E konfirmuar: Dayot Upamecano do të bashkohet me Bayern Munich

Është vet Bayerni që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të ri, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

“Dayot Upamecano (22-vjeçar, RB Leipzig) do të transferohet në FC Bayern Munchen nga 1 korriku 2021”.

“Mbrojtësi dhe kampionët rekord gjerman kanë rënë dakord mbi kushtet e një marrëveshje pesë-vjeçare deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, lajmi u konfirmuar para disa ditësh nga drejtori sportiv Hasan Salihamdzic, por vetëm sot (e diel) ka ardhur zyrtarizimi. /Telegrafi/